AI është inteligjenca artificiale që i jep makinave aftësi të mendojnë si njerëzit. Machine Learning është mënyra se si ato mësojnë nga të dhënat, ndërsa Deep Learning përdor rrjete nervore për të zgjidhur detyra edhe më komplekse.

Mac OS është sistemi operativ i parë i kompjuterëve Macintosh, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1984 me Macintosh 128k. Në atë kohë, ai u quajt thjesht System dhe ishte ndërtuar mbi përvojën e mëparshme të Lisa OS, një sistem operativ modern për kohën, por që nuk pati sukses tregtar me kompjuterin Apple Lisa.

Domain Name System (DNS) ose në shqip Servisi i Emrave të Domeneve (SED) është sistemi që përdoret për përkthimin e emrave të faqeve të internetit në adresa IP, duke e bërë më të lehtë për njerëzit që të kujtojnë emrat e uebfaqeve.

Të gjithë kemi përdorur së paku një herë në jetën tonë Windows. Kjo kategori ofron mundësinë për të ndarë përvoja, pyetje dhe këshilla mbi këtë sistem operativ, por edhe për të mësuar më shumë rreth sistemeve operative në përgjithësi.

Nëse jeni duke kërkuar shërbime falas në internet, po bëni një gabim të zakonshëm. Asgjë nuk jepet plotësisht falas – edhe ato që duket se janë falas, në realitet bartin kosto të fshehta.