Çfarë është SEO? Udhëzues praktik për të kuptuar optimizimin dhe për të rritur trafikun organik në faqen tuaj

Pse është e rëndësishme SEO?

  • Rreth 90% e përdoruesve klikojnë vetëm në rezultatet e faqes së parë. Nëse faqja jote nuk është aty, gjasat për vizita janë shumë të ulëta.

  • Përmirëson përvojën e përdoruesit (faqe më e shpejtë, më e qartë, më e lehtë për t’u naviguar).

  • Ndihmon për të fituar më shumë klientë dhe për të dalë mbi konkurrencën.

  • Rrit besueshmërinë dhe autoritetin e faqes.

Dy shtyllat kryesore të SEO

  1. On-site SEO (SEO brenda faqes)

    • Përdorimi i fjalëve kyçe në tituj, përmbajtje, URL, meta-përshkrime, alt të imazheve.

    • Struktura e qartë e faqes dhe navigimi i lehtë.

    • Shtimi i përmbajtjeve të reja dhe të dobishme (si blog).

    • Shpejtësia e faqes dhe përshtatja për celular.

  2. Off-site SEO (SEO jashtë faqes)

    • Link building (marrja e lidhjeve nga faqe të tjera me reputacion).

    • Prania në rrjete sociale dhe ndarja e përmbajtjes.

    • Autoriteti i markës dhe popullariteti i faqes.

sanket blog 2 scaled 1

Faktorët kryesorë që ndikojnë në renditjen e faqes suaj në Google

  • Fjala kyçe në titull – titulli tregon çfarë ka faqja.

  • Fjalët kyçe në tekst – përdor fjalët që njerëzit kërkojnë, por natyrshëm.

  • Lidhjet hyrëse (Backlinks) – sa faqe të tjera lidhen me ty.

  • Lidhjet dalëse – lidh faqe të tjera të besueshme; tregon vlerë.

  • Vjetersia dhe reputacioni i faqes – faqet e vjetra dhe me përmbajtje cilësore janë më autoritare.

  • Optimizimi i imazheve – alt text i imazheve ndihmon Google të kuptojë përmbajtjen.

  • Shpejtësia dhe mobile-friendly – faqet e shpejta dhe të përshtatshme për celular renditen më lart.

  • Popullariteti në rrjete sociale – sa shpesh ndahet përmbajtja jote, tregon vlerën e saj.

💡 Në një fjali: Bëj faqen të qartë, të shpejtë, me përmbajtje të vlefshme dhe lidhje të mira – Google e vlerëson!

What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Insights