Shumë kompani të njohura botërore, shtetërore ose lokale, përdorin ofertat falas si një mjet marketingu. Ata i promovojnë produktet e tyre falas për të tërhequr përdorues dhe për të krijuar një emër të njohur. Por, pas kësaj “falasie” fshihen interesa të fshehta dhe kosto indirekte.
Rreziqet e shërbimeve falas
Shërbimi mund të ndërpritet në çdo kohë
Kompania mund të mbyllë ose të ndryshojë shërbimin falas pa paralajmërim. Kjo do të thotë që të dhënat ose produktet tuaja mund të humbasin papritmas.Humbja e aksesit ose e pronësisë
Nëse shërbimi falas mbyllet, nuk mund ta ruani ose të kopjoni produktin ose adresën e ofruar falas. Kjo është e zakonshme me email, website apo softuer falas.Shitja e informacionit tuaj personal
Shumë shërbime falas fitojnë para duke shitur informacionin tuaj personal tek kompani të tjera. Një rregull i mirë është: nëse nuk paguani për produktin, ju jeni produkti.Shembuj: Yahoo, Facebook, Google dhe shumë kompani të tjera kanë shitur informacione personale të miliona përdoruesve, shpesh fshehurazi.
Mungesa e mbështetjes dhe shërbimeve të plota
Produktet falas zakonisht kanë funksione të kufizuara dhe nuk ofrojnë mbështetje teknike ose garanci.

Përfundim
Asgjë nuk është vërtet falas. Çdo shërbim falas bart kosto të fshehta dhe rreziqe që duhet t’i merrni parasysh. Në vend të tyre, është më e sigurt të përdorni shërbime me pagesë ose të besueshme, ku kostoja është e qartë dhe e garantuar.
