Email Marketing

Marketingu me email është kur bizneset përdorin email për të promovuar produktin ose shërbimin e tyre. Kjo formë është një lloj marketingu i drejtpërdrejtë, që do të thotë se kompania komunikon me konsumatorin pa ndihmën e një ndërmjetësi. Marketingu me email është i vlefshëm sepse nuk kushton shumë, megjithatë është shumë efektiv. Këtu janë disa shembuj të marketingut nëpërmjet email-itdhe llojeve të ndryshme të email-ve që mund të përdorni për biznesin tuaj: Email për promocione, email për newsletters, email përshëndetës, email transaksionesh, email lajmërues, nurture emails, cold emails.

SMS Marketing

Marketingu me sms është dërgimi i fushatave promovuese ose mesazheve transaksionale për qëllime marketingu duke përdorur mesazhe me tekst. Këto mesazhe kryesisht kanë për qëllim të komunikojnë oferta, përditësime dhe lajmërime për njerëzit që kanë pranuar të marrin këto mesazhe nga ana juaj. Tek sa njerëzit bëhen më të lidhur me telefonat e tyre, mesazhet me tekst bëhen linja më e drejtpërdrejtë e kontaktit. Kjo e ka bërë marketingun me SMS një nga format më efektive të komunikimit me klientët. Por për ta bërë këtë në mënyrën e duhur, keni nevojë për mbështetje profesionale.